Futbollisti kosovar, Albion Rrahmani sot feston ditëlindjen.
Ai ka mbushur plot 23 vite dhe pikërisht sot ka marr një dhuratë të veçantë, shkruan IndeskOnline.
Rrahmani është ftuar nga përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Primozh Gliha, për dy ndeshjet e muajit shtator kundër Zvicrës dhe Rumanisë.
Ish-futbollisti i Ballkanit ishte ftuar edhe herën e fundit nga Alain Giresse, por në fund nuk luajti asnjë minutë.
“Lewandowski” ashtu si njihet bomberi kosovar ka shkëlqyr vitet e fundit, ndërsa ditë më parë u transferua te skuadra rumune, Rapid Bukuresht, ku shënoi dy gola në ndeshjen debutuese./