Site icon PrishtinaPress

Albion Rrahmani, “95% mbetet në Rapid”

Rapid Bucharesti thotë se janë “95 për qind” të bindur se caku i Rangersit, Albion Rrahmani, do të mbetet në klub edhe përtej fundit të afatit kalimtar veror.

Sulmuesi 23-vjeç, i cili shënoi 19 gola në 30 ndeshje sezonin e kaluar, ka ngjallur interesimin e “Light Blues”, të cilët janë në kërkim të forcojnë opsionet sulmuese pas shitjes së Sam Lammers në FC Twente, raporton “dailyrecord”, transmeton Klankosova.tv.

Klubi rumun, që menaxhohet nga ish-legjenda e Celtic, Neil Lennon, ka zhvilluar tri ndeshje të sezonit të ri, dhe spekulimet rreth të ardhmes së Rrahmanit janë rritur pasi ai nuk u paraqit në humbjen 1-0 ndaj Petrolul pasi u raportua se është i lënduar.

Përfaqësuesi i Kosovës është në radarin e disa klubeve nëpër Evropë dhe Rapidi tashmë ka refuzuar një ofertë për yllin e tyre ndaj një klubi të paemërtuar.

Pronari i vogël i Rapidit, Victor Angelescu, tani ka deklaruar se lojtari do të jenë në dispozicion për ndeshjen e së hënës mbrëma kundër Sepsi dhe se janë jashtëzakonisht të bindur se lojtari është krejtësisht i fokusuar që të ndihmojë ekipin nga starti zhgënjyes i këtij sezoni, duke arritur dy barazime dhe një humbje në tri ndeshje.

Duke folur në “DigiSport”, ai tha: “Me aq sa di unë, ai është i gatshëm për ndeshjen e radhës. Është e vërtetë se nuk është Rrahmani i njëjtë, por nuk pajtohem se ai po mendon vetëm për transfer”.

“Patëm një bisedë dhe ai e di se 95% nuk do të largohet këtë verë. Është ok, është në paqe me idenë, nuk mendoj se ai po mendon më për largim”.

Exit mobile version