Albion Muçiqi i cili ka nisur rrugën e babait të tij, këngëtarit më me nam në dekadat e fundit Afrim Muçiqit, ka paralajmëruar projektin e tij të një albumi ‘Live’ me këngë dasmash. Ai thotë se për publikun po përgatitë risi me këngë ritmike të cilat janë duke u kërkuar nëpër dasma. ‘’ Po këto ditë kom filluar me përgatitjen e një albumi ‘live’ me këngë dasmash, që do e lansoj para festave të fund vitit. Albumin jam duke e përgatitur me Valdet Aliun, një muzikant shumë profesional dhe qe e njeh shumë mirë muzikën popullore. Ky album do jetë për publikut një risi me një reportuar me këngë ritmike të preferuara në dasma’’ tha për PrishtinaPress.eu Albioni.
Muçiqi gjatë bisedës shtoi se, arsyeja që janë zgjedhur këto këngë, është sepse gjatë shumë dasmave këto këngë janë kërkuar vazhdimisht dhe thotë që i ka kënduar me ëndje. ‘’Sivjet ka qenë sezoni më i mirë për mua që prej kur kam filluar të këndoj dhe në disa dasma që kam kënduar me babin nga publiku më është kërkuar që t’i këndoj shumherë andaj edhe i kam futur këto këngë në albumin tim’’, tha këngëtari i ri llapjan që shpejt pritet të futet në tregun muzikor.
Po ashtu Albioni tregon edhe për jetën private të tij dhe për maksimumin e lumturisë që po kalon me të fejuarën si dhe përkushtimit familjar./ PrishtinaPress.eu