Site icon PrishtinaPress

Albini ua lëshoi mjekrrat?!

NGA: PROF.DR BINAK MAXHARRAJ

Ne një tubim që u mbajt këto ditë në Prishtinë që kishte të bënte se si dhe çka duhet bërë,dhe si duhet zhvilluar dialogu me Serbina, ku mori pjesë edhe Presidenti Thaçi, Kryeministri Haradinaj dhe Ambasador te KUINTIT, por edhe ministra tjere, si dhe nga Shoqeria Civile, fjalimi i Albin Kurtit i la të gjithë pa mend,bile Hashim Thaçin e mbështeti për muri sa qe i gjori vetëm mbeti me sy hapur.Ia numëroi Kurti Thaçit të gjitha dështimet dhe lëshimit që kishte bërë në dialogun me Serbinë pa kurrfarë strategjie dhe pa e kushtezuar Serbinë për asgjë, por edhe ia bëri me dije se çka duhet bërë, si duhet me zhvillu dialogun në të ardhmen, duke potencuar se dialogu primar duhet bërë me serbët e Kosovës. Nga ky dialog për këto gjashtë vite Kosova nuk përfitoi asgjë pos disa tabela të veturave prej letre, kurse Serbia e more atë se çka dërishon kandidaturën për anëtarësim në BE.

Anipse LVV përjetoi një katrahurë duke dalë nga ajo pjesa më e prishur, me karrieriste, më puçiste për karrierë, si po duket nuk e ka dëmtuar aq shumë LVV, sepse ajo është në ofanzivë të madhe për ta marrë veten.kështu që nuk po e ndien mungesën aq shumë të të ikurve.

Të ikurit sot kanë mbetur si qurat e lagëta, e kanë humbur veten, janë çorientuar janë bërë si te çartur, të padiciplinuem, s’po dinë as vete se çka po kërkojnë, janë bërë pikë e pesë. Bile shumë prej tyre nga mërzia kanë nisur edhe me i lëshuar mjekrrat, si Dardan Mulliqaj, e tashti së fundit kanë nisur me u ba helaq me mjekrra edhe Visar Ymeri dhe Shpend Ahmeti të cilëve mjekrrat po ju rrinë bash si sqapit të dhive. Por kur ta këqyrish Visar Ymerin me atë mjekërr të vogël e me krye cullak ta çonë mallin e Leninit, kurse mjekrra e Shpend Ahmetit i përngjan Burdushit.

Ja kështu Albin Kurti ua lëshojë mjekrrat te arratisurve nga LVV, sepse ata edhe nuk meritojnë diçka ma mirë, sepse populli e ka një fjale ku thotë se kur dreqi te hynë ne bark as vete se dinë rrugën kah me dal,pra këta e kanë humbë rrugën,e për mos me i njoftë kush po çoroditën, po i i lëshojnë mjekrrat.

Exit mobile version