Site icon PrishtinaPress

“Albini mundet me m’kap veç për k***”, këshilltari i Kurtit i reagon Lushtakut

Neuropsikiatri Jusuf Ulaj, njëherit këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka reaguar ndaj deklaratës së Sami Lushtakut i cili tha se Albin Kurti dhe ministrat e tij munden me u kapë veç për organin e tij gjenital.

Neuropsikiatri Ulaj, reagimin e ka bërë në profilin e tij në Facebook, ku shkruan se “psikopatët e kanë vendin në burg ose në psikiatri në mënyrë që qytetarët normal të kenë siguri dhe shpresë së këtu mund të jetohet”.
Reagimi i tij i plotë:

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, në një prononcim për Gazetën Express është shprehur i mllefosur me deklaratën e zëvendësministrit Durmishi i cili tha se ua ka prishë planet njerëzve të Sami Lushtakut për të përfituar në ministrinë e Infrastrukturës.

Lushtaku tha se kryeministri Albin Kurti dhe ministrat e tij munden me u kapë veç për organin e tij gjenital.

“Albin Kurti munët me m’kap veç për k**i, Albin Kurti edhe do ministra që i ka munën me mu kap veç për k**i. As s’ki çka me m’nalë. Le të kallzojnë çka m’ka nalë. As s’kom firmë, as shokë që kanë firma që i mbajnë rrugët.  I kanë policinë, le të tregojnë cilat firmat. Ata po e dijnë që unë jam kritik i Albin Kurtit dhe jam zëshëm e jo nër tavolina jam hapur edhe këtu është krejt problemi”, tha Lushtaku.

Exit mobile version