Këngëtarja e njohur shqiptare, Albina Kelmendi ka publikuar një projekt të ri muzikor.
Ajo solli këngën me titullin “Nanë moj kom gabu” të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip për të cilën u përkujdes “Publico”.
Producent i këngës është Armend Rexhepagiqi, ndërsa teksti u shkrua nga Aida Baraku.
Ndërkaq, instrumentali i këngës u realizua nga Fatjon Miftari.
Theksojmë që krahas angazhimeve muzikore, Albina këtë vit do të jetë pjesë e Festivalit të Këngës në RTSh.
Ndryshe, kujtojmë që ky projekt i Albinës vjen pak javë pasi këngëtarja kurorëzoi dashurinë me martesë me biznesmenin e njohur, Valon Vataj.
Ajo së fundmi ka folur për martesë dhe paragjykimet që çifti kishin në fillim për shkak se Vataj është baba i dy vajzave nga marrëdhënia e kaluar.