Albina Kelmendi është njëra nga këngëtaret që arrin të interpreton në mënyrë të shkëlqyeshme këngët e saj.
Ajo së fundmi ka sjellë edhe një tjetër version të këngës së vjetër “Na qeli prap thana”.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Instagram, në të cilën u panë edhe komplet orkestra e saj.
Sikurse edhe në disa projekte të mëparshme, edhe në këtë të fundit DuoBass Records është përkujdesur për ri-orkestrimin e këngës.
Publico Group ka punuar në klipin e këngës, në të cilën Albina është shfaqur mjaft tërheqëse, e veshur me një kostum të zi.
Ndërkaq, së fundmi ajo ka sjell projektin “Prishtina”, që erdhi në bashkëpunim me reperin Gold Ag.