Një grumbull qytetarësh kanë realizuar një protestë të pazakontë.
Në sheshet e Prishtinës, ata kanë realizuar protestë në mbështetje të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
Në protestë janë dëgjuar thirrje “Albin, ti ku je, krejt Kosovën këtu e ke”.
Po ashtu, përgjatë protestës është parë edhe një pankartë që shënjon presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe Kurtin si pasardhës të komandantit legjendar, Adem Jasharit.
“Legjendar keta janë pasardhsit e tu që qojn amanetin tënd në vend!”, thuhet në pankartë.