Site icon PrishtinaPress

Albin Tahiri fiton normën Olimpike edhe në disiplinën e sllallomit

Albin Tahiri ka fituar normën Olimpike edhe në disiplinën e sllallomit të skijimit alpin për Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.

Tahiri fitoi normën falë rezultatit të sotëm të arritur në garën e Rogllas së Sllovenisë.

Ai doli i 40-ti me kohë 1:36.17 minuta pas dy lëshimeve, ndërsa fitoi 123.19 pikë të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë, që ishin të mjaftueshme për të kompletuar rezultatet e nevojshme për normë Olimpike. Pjesëmarrës në garë ishin 79 garues, ku 35 nuk e përfunduan njërin nga dy lëshimet.

32-vjeçari, javën e kaluar e fitoi normën Olimpike edhe në disiplinën e sllallomit të madh.

“Pas sllallomit të madh, me rezultatin e sotëm kam kompletuar kriteret olimpike edhe në sllallom. Prej tani fokusi im do të jetë në disiplinat e shpejta si super sllallom të madh, kombinim alpin dhe lëshim”, deklaroi Tahiri për Komitetin Olimpik të Kosovës.

Në sllallom normën Olimpike e ka të fituar edhe Arbi Pupovci.

Exit mobile version