Përfaqësuesja U-17 ka vazhduar me punë intensive edhe në ditën e tretë të grumbullimit në Durrës për turneun “Mercedes Benz Aegean Cup” që mbahet në mesin e këtij muaj në Kusadasi të Turqisë.
Futbollisti Albin Mehmeti, i cili po shihet nga shumkush si e ardhmja e fubollit kosovar, për të cilin janë interesuar disa klube evropiane, beson shumë në grupin e bashklojtarëve të tij dhe shpreson në suksese të mëtutjeshme në Turqi.
”Ndjehem shumë i kënaqur që jam pjesë e këtyre grumbullimeve dhe me punën e trajnerëve. Shpresoj që të kemi suksese të mëtutjeshme në ndeshjet në Turqi. Mendoj se kemi një grup të mirë, por do të jenë ndeshjet ato të cilat do të tregojnë më mirë se cila është forca jonë reale”, tha Mehmeti.