Lëvizjes Vetëvendosje sot i është bashkuar edhe një anëtar i ri.
Këtë e ka bërë të ditur kreu i partisë, Albin Kurti. Ai ka thënë se me Hysenin kishin punuar bashkë në Zyrën e UÇK-së në Prishtinë.
“Para dy dekadash kemi punuar bashkë në Zyren e UÇK-së në Prishtinë. Sot na u bashkua në VETËVENDOSJE!, Driton Hyseni, inxhinier i kompjuterikës, magjistër në drejtimin e biznesit ndërkombëtar dhe ekspert në fushën e aviacionit civil. Dritoni është i dëshmuar në luftë e në paqe, i përgatitur politikisht e profesionalisht. Punëve e angazhimeve tona, sidomos në Llap e në Prishtinë, iu shtua dije dhe energji”, ka shkruar Kurti.