Site icon PrishtinaPress

Albin Kurti viziton klubin e Trepçës: Ky sezon do të mbahet në mend

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar kampionin e Kosovës në basketboll, klubin e Trepçës.

Sipas Kurtit ky sezon do të mbahet mend në historit të klubit mitrovicas për shkak të një sezoni fantastik të zhvilluar.

“40 fitore, klubit të basketbollit Trepça i sollën katër trofe. Stinori 2023/24 do të mbahet mend si historik për klubin. E për tifozët, të cilët në tribuna shpesh djersiten e përjetojnë më shumë se basketbollistët në parket, është mirënjohja dhe gëzimi më i madh në 40-vjetorin e organizimit të tyre si grupi Torcida. Trepça këtë stinor u shpall kampion i Kosovës, fitoi Superkupën e Kosovës, Kupën e Kosovës dhe Ligën Unike me Shqipërinë. Ndërkaq, fakti që ekipi U-12 është po ashtu kampion sivjet dhe fitues i Kupës së Kosovës për këtë grup moshë, tregon që Trepça nuk është vetëm e tashmja por edhe e ardhmja e basketbollit në vend”, thuhet në postimin e kryeministrit Kurti.

Exit mobile version