-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Albin Kurti ul numrin e dikastereve ministrore, por rritë numrin e këshilltarëve politikë

Kryeministri Albin Kurti kur erdhi ne qeveri, uli numrin e dikastereve qeveritare, me arsyetimin e kursimit të buxhetit të shtetit.

Atë kohë pesë ministri ishin bashkuar dhe shkrirë, shkruan Gazeta Insajderi.

Sot, pak muaj më vonë nga inaugurimi i kabinetit qeveritar, Qeveria e Kosovës ka miratuar ndryshimin e projekt-rregullores për Zyrën e Kryeministrit, ku parashihet edhe rritja e numrit të këshilltarëve politikë nga 6 në 10 – vetëm për 5 ministritë të cilat janë bashkuar dhe shkrirë.

“Bëhet fjalë për shtimin e kapaciteteve njerëzore brenda kabineteve të 5 ministrive që janë fuzionuar. Ky ndryshim ka për qëllim me iu përgjigj në këto ministri kur janë shkri është rritë nevoja për përgjegjësitë, tha Përparim Kryeziu, zëdhënësi i qeverisë, në konferencën për media pas mbledhjes së ekzekutivit.

“Me ndryshimet e miratuara përcaktohet, në rastet kur fusha e përgjegjësisë administrative e dy (2) apo më shumë ministrive është bashkuar/fuzionuar në një ministri, ministri mund të emërojë deri në dhjetë (10) këshilltarë politikë dhe deri në pesë  (5) këshilltarë të jashtëm politikë”, thuhet në vendimin e qeverisë.

“Me rastin e fuzionimit të ministrive, në disa sosh fushëveprimi dhe përgjegjësitë e tyre janë zgjeruar dukshëm. Andaj, si rezultat është paraqitur nevoja për rritjen e kapaciteteve të kabineteve të këtyre ministrive me qëllim që të përmbushen në mënyrë sa më efikase obligimet dhe përgjegjësitë e ministrive të fuzionuara”.

“Në këtë rast, sipas rregullores së miratuar sot, ministrat e pesë ministrive (Ministrisë së Punëve të Brendshme; Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve; Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës; Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë; dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës) mund të emërojnë deri në 10 këshilltarë politikë, nga 6 sa lejoheshin paraprakisht, dhe 5 këshilltarë të jashtëm (pa pagesë), nga 3 sosh paraprakisht”, përfundon vendimi i qeverisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img