Site icon PrishtinaPress

Albin Kurti takon krerët e komunave që udhëheqen nga VV

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka takuar krerët e komunave që udhëheqen nga kjo parti, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Takimi është zhvilluar në zyrën e kryetarit të sapozgjedhur të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe nënkryetarin e Mitrovicës, Faruk Mujka, pasi që kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se Kurti u ka dhënë mbështetje krerëve të tri komunave në punën që po bëjnë e të cilën e ka vlerësuar pozitivisht në të tre komunat.

Takimin e ka bërë të ditur përmes një postimi nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka.

Exit mobile version