Advertisement
Në postimin e tij, Kurti ka publikuar fjalimin e tij gjatë kësaj ceremonie, që u mbajtë mbrëmë.
Por, një detaj interesant në fotografitë e publikuara nga Kurti, është përshëndetja në këtë ceremoni mes presidentit Hashim Thaçi dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu.
Nuk dihet a është bërë një gjë e tillë me qëllim nga ana e Kurtit, por që të dy këta edhe Thaçi dhe Veliu, janë kundërshtarët më të mëdhenj politik të Kurtit.
Me presidentin Thaçi, raportet e Kurtit janë të acaruara qysh në fillimet e karrierës së tij politike.
Ndër me ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu, gjërat kanë ndryshuar në momentin kur Kurti në pozitën e kryeministrit e shkarkoi nga pozita e numrit një të MPB-së.
PostAdss