Albin Kurti prezanton aderimet e reja në Lëvizjen Vetëvendosje

62
Advertisement

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar nëntë aderimet e reja në Lëvizjen Vetëvendosje – dega në Malishevë.

Advertisement

Në një postim në Facebook, lideri i VV-së ka thënë se ata janë jekë, inxhinerë, mësimdhënës dhe studentë.

“Bashkangjitja e profesionistëve të fushave të ndryshme, sidomos në këtë fazë të zgjedhjeve të brendshme dhe në prag të zgjedhjeve përgjithshme e pastaj edhe atyre lokale në vitin e ardhshëm, ka peshë të posaçme”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Mjekë, inxhinerë, mësimdhënës dhe studentë iu bashkuan sot Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Malishevë. Ardhja e tyre do jetë vlerë e shtuar për Lëvizjen, e cila po zgjerohet dhe fuqizohet si asnjëherë më parë. Fillimisht mirëseardhje iu uroi kryesuesi i asamblistëve Alban Krasniqi i cili prezantoi shkurtimisht biografinë dhe përvojën e secilit prej të sapo anëtarësuarve.

Bashkangjitja e profesionistëve të fushave të ndryshme, sidomos në këtë fazë të zgjedhjeve të brendshme dhe në prag të zgjedhjeve përgjithshme e pastaj edhe atyre lokale në vitin e ardhshëm, ka peshë të posaçme.
Anëtarët e rinj që u anëtarësuan janë:

1. Dr. Abaz Morina – Specialist i Gjinekologjisë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë

2. Dr. Fejzë Hoti – Specialist i Gastrologjisë në QKUK

3. Dr. Denis Bibaj – Stomatolog

4. Zade Zogaj – Master e Biologjisë, mësimdhënëse dhe aktiviste e shoqërisë civile

5. Gazmend Hoti – Mësimdhënës i Kimisë dhe Biologjisë

6. Drilon Januzaj – Inxhinier i Shkencave Kompjuterike, Master i Inxhinierisë në Universitetin Kaiserslautern, Inxhinier i zhvillimit softuerik në kompaninë e njohur gjermane Robert Bosch.

7. Qëndresa Zogaj – Absolvente në Fakultetin e Edukimit, Programi Fillor.

8. Flamur Krasniqi – Absolvent i Shkencave Kompjuterike

9. Hamëz Shala – Absolvent në Fakultetin Juridik

PostAdssFotoja e reklamës