3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Albin Kurti po fut Kosovën në luftë me Perëndimin bazuar në gënjeshtra

Shkruan Mero Baze

Qëndrimi i Albin Kurtit që barazon Bashkimin Evropian me Serbinë, dhe i të dërguarit të Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak me Aleksandër Vuçiqin, po e fut Kosovën në spiralen e një konflikti të pashmangshëm me Perëndimin, bazuar në gënjeshtra për nevojat e pushtetit të Albin Kurtit.

Gjëja më e rëndë është se ky qëndrim i Albin Kurtit, nuk bazohet mbi të vërtetën. E vërteta është se Bashkimi Evropian nuk është në një gjatësi vale me Serbinë për Kosovën, por qëndrimet e Albin Kurtit kundër Serbisë dhe Bashkimit Evropian janë në të njëjtën gjatësi vale. Është ai që i ka identifikuar ata si aleatë me njëri-tjetrin dhe po sillet prej gati një viti, sikur të jetë në gjendje lufte me BE dhe Serbinë njëkohësisht.

Kjo qasje e tij ka bërë që Kosova të hyjë nën sanksione dhe të izolohet dhe Serbia të fitojë pikë në arenën ndërkombëtare, madje duke bërë si viktimë e një politike antiperëndimore të Albin Kurtit.

Duke qenë një qëndrim që bazohet në një realitet të gënjeshtërt të shpikur nga Alibin Kurti për të justifikuar politikën e tij të dështuar, ky qëndrim bëhet dhe më i rrezikshëm për Kosovën, pasi e fut atë në një rrugë pa krye, jo për shkak të realiteti të saj por për shkak të halleve të Albin Kurtit.

Lajçak nuk emërohet nga Albin Kurti dhe do të vazhdojë ta udhëheqë atë proces. Edhe Slobodan Milosheviqi, u mundua boll t’i sulmonte dhe t’i ndërronte të dërguarit e SHBA dhe NATO që e këshillonin të ulej në tokë lidhur me Kosovën, por nuk ja doli dot. Iku para tyre dhe me një faturë të rëndë për vendin e tij.

Albin Kurti nuk mund të sillet si prokuror i të dërguarve të BE dhe SHBA për Kosovën dhe të bëjë denoncime publike për ta, bazuar në gënjeshtra. Ata nuk janë njerëz privat, por janë SHBA dhe Evropa, janë institucione .

Sjellja e tij është si Sali Berisha, i cili sanksionet e SHBA dhe Britanisë së Madhe ndaj familjes së tij si hajdut dhe minues i demokracisë, i konsideron vepra të ambasadorëve amerikanë dhe britanik dhe jo si qëndrime të atyre shteteve.

Denoncimi i Miroslav Lajçak apo Eskobarit e Borrelit, është në fakt sulm zyrtar ndaj SHBA dhe Bashkimit Evropian.

Edhe më e rëndë është lehtësia me të cilën Albin Kurti po merr sanksionet kundër Kosovës, duke kërkuar që ato të hiqen, ndërkohë që ky vazhdon thellon kursin e tij kundër Perëndimit.

Sanksionet nuk janë vendosur si gjoba makinash se ka tejkaluar shpejtësinë dhe pasi e paguan të hiqen. Sanksionet janë vendosur për shkak se Kosova ka demonstruar zyrtarisht mos bindje ndaj politikës perëndimore ndaj Kosovës, dialogut me Serbinë dhe kundërvënies ndaj kësaj politike. Sanksionet i kanë hequr lejen e drejtimit për Kosovën, Albin Kurtit, nuk i kanë vendosur thjesht gjobë.

Për këtë arsye sanksionet nuk hiqen me urdhër të Albin Kurtit, por kur Perëndimi të bindet se Kosovën e ka aleate dhe nuk drejtohet nga fryma antiperëndimore.

Qëndrimet e sotme të Albin Kurtit, janë arsye për tu thelluar sanksionet dhe jo për tu hequr ato që janë vendosur.

Kur Albin Kurti thotë se ato duhet të hiqen, ai e di që ato do të shtohen, por ai do të injorojë arsyet reale pse ato janë vendosur, dhe do t’i paraqes si diçka pa rendësi. Pra thjesht përsëri po përpiqet të gënjejë shqiptarët që e mbështesin, duke u fshehur rëndësinë e ndëshkimit të Kosovës nga Perëndimi dhe duke e  paraqitur si një çështje ordinere.

Dhe si për ironi të fatit pastaj shfaqet Aleksandër Vuçiq i cili thotë, “nuk është fundi i botës” që nuk u morëm vesh mund të vazhdojmë.

Se ai në fakt nuk do të ndërpritet kurrë kjo gjendje e Kosovës kundër Perëndimit dhe kjo pozitë e rehatshme e Serbisë në Perëndim, falë Albin Kurtit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img