Deputetja e PDK-së Ariana Musliu Shoshi, tha se kryeministri Kurti duhet të mbajë duart larg nga Ushtria e Kosovës
Ajo tha se ndodhitë e fundit me ushqimin e FSK-së janë të pafalshme.
“Albin larg duart nga Ushtria e Kosovës!Nuk të lejojmë ta shkatërrosh!Shteti agresor nga i cili jemi çliru me luftë e me sakrificë blenë nga Franca avionë luftarak, ndërsa Albin Kurti bënë hajgare me ushtrinë e Republikës sonë dhe i lënë pa bukë! E pafalshme! E turpshme!”, tha ajo.