0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

“Albin Kurti njohu publikisht Gjykatën Speciale me letrën që u ka dërguar”

Milaim Zeka ka thënë se kryetari i VV’së, Albin Kurti e ka njohur publikisht Gjykatën Speciale me dërgimin e letrës drejtuar gjykatësit të Speciales.

Zeka ka thënë se Kurti e ka dëmtuar pa qëllim Rexhep Selimin me kërkesën drejtuar Speciales ku ka kërkuar lirimin e tij me kusht.

“Ju ka drejtu me letër një institucioni që nuk e njeh, me dërgimin e letrës e pranoi publikisht se e njeh Gjykatën Speciale dhe gjykatësin e saj. Kjo letër e ka dëmtuar jashtëzakonisht Rexhep Selimin. Albin Kurti e ka dëmtuar Selimin pa qëllim”, ka thënë Zeka ne T7.

Ai ka thënë poashtu se më përpara zhbëhet shteti i Kosovës sesa Dhomat e Specializuara të Kosovës.

“Gjykata Speciale është realitet e njohëm apo nuk e njohëm ne. Më përpara zhbëhet shteti i Kosovës sesa Gjykata Speciale ka thënë Zeka. Këshilltarët budallë që po luajnë me kartën e patriotizmit në të gjitha partitë po mendojnë se përmes surlës dhe tupanit patriotik ne i ndihmojmë atyre në Hagë. Ata mbrohen vetëm përmes avokatëve të fortë”, është shprehur ish-deputeti Zeka.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img