-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Albin Kurti| Nga pasuli me hoxhën në fushatë e deri te rakia në Ramazan në Kullën e Haradinajve

Një fotografi e Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës, me Ramush Haradinajn, kryetar i AAK-së, në Gllogjan teksa pinin raki, ka ngjallur shumë reagime. Shumë analistë e gazetarë kanë vënë në spikamë ndryshimet e Kurtit, i cili dikur e ndalte në shenjë respekti fjalimin gjatë kohës së ezanit, ndërsa sot, ai në ditën e dytë të Ramazanit pinte raki.

Një koment befasues ka ngjarë edhe në një postim të Osman Musliut, hoxhë i njohur nga Drenica, një fotografi e të cilit me Kurtin ishte bërë virale, teksa ata dy shiheshin duke darkuar me pasul.

Në postimin e Mulla Osmanit, Buzhala e ka shtruar një pyetje.

“A po te vjen mo ky tipi per pasul?” – pyeti Buzhala, e cila pyetje ka mbledhur shumë pëlqime deri tani.

Pa reaguar s’ka qëndruar as Shpend Ahmeti, ish-bashkëpartiak i Albin Kurtit.

Ahmeti ka ironizuar duke thënë se mirë që s’ka thirrur ezani në momentin kur Kurti dhe Haradinaj i kanë cakërruar gotat pasi që Kurti do të bënte një pauzë në atë moment.

Në vitin 2019 ishte publikuar një foto e hoxhës Osman Musliu me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti, duke ngrënë pasul së bashku në një familje në Drenicë. Ishte kohë fushate, prandaj kjo fotografi ende i përmendet Kurti se si me popullizëm ka arritur në pushtet. /Demokracia.com/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img