Home Aktuale Albin Kurti në Tiranë, takim “kokë më kokë” me Edi Ramën në...

Albin Kurti në Tiranë, takim “kokë më kokë” me Edi Ramën në vilën qeveritare

Kryeministri Edi Rama është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në vilën qeveritare.

Kryeministri i Kosovës Albi Kurti ndodhet në Tiranë në një takim me kryeministrin Edi Rama.

Klan News, mëson se takimi Rama-Kurti zhvillohet në vilën qeveritare 31 në zonën e ish-Bllokut.

Takimi ka nisur prej disa minutash dhe nuk ka ende asnjë informacion për temën e diskutimit.

Në pamjet e siguruara duket momenti kur në këtë vilë qeveritare mbërrijnë eskortat e kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti.

Exit mobile version