Kryeministri Edi Rama është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në vilën qeveritare.
Kryeministri i Kosovës Albi Kurti ndodhet në Tiranë në një takim me kryeministrin Edi Rama.
Klan News, mëson se takimi Rama-Kurti zhvillohet në vilën qeveritare 31 në zonën e ish-Bllokut.
Takimi ka nisur prej disa minutash dhe nuk ka ende asnjë informacion për temën e diskutimit.
Në pamjet e siguruara duket momenti kur në këtë vilë qeveritare mbërrijnë eskortat e kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti.