Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka festuar mbrëmë bashkë me lojtarët e klubit të hendbollit “Trepça”.
Në një video që po qarkullon në rrjete sociale, Kurti është parë duke festuar bashkë me lojtarët e tjerë.
Ai ka qenë i pranishëm në momentin kur klubi mitrovicas ngriti trofeun e Kupës së Kosovës.
Bashkë me të është parë edhe ish-kryetari i VV-së në Mitrovicë, Faruk Mujka.
Përndryshe, Trepça e ka fituar Kupën e Kosovës në hendboll. Trepça në finale e mposhti skuadrën e Besës Famgas.
Finalja u mbajt në Sallën e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.