Liderët e partive politike, duke përfshirë edhe presidentin e shtetit, Hashim Thaçin, janë ulur sot në një tryeze ku kanë mbajtur takim me zyrtarët e Bashkimit Evropian në Prishtinë.
Përpos kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, të gjithë të pranishmit janë pajtuar që ta votojnë sa më shpejt Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Të pranishëm në këtë takim ishin kryeministri, Ramush Haradinaj, zv/kryeministri, Fatmir Limaj, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, Ismet Beqiri dhe Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ndryshe, Indeksonline ka raportuar gjatë ditës së sotme se seanca për demarkacionin pritet të mbahet të dielen.
Partia opozitare, LDK, ka parlajmëruar votën pro kësaj cështje.