Site icon PrishtinaPress

Albin Kurti kthehet me duar në xhepa nga Amerika, nuk ju hap asnjë derë në Washington

Kryeministri i vendit Albin Kurti, pas një qëndrimi tre ditorë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), është kthyer në Kosovë. Ai për këto tri ditë nuk është takuar me ndonjë zyrtarë të lartë amerikanë.

Kurti kishte ftesën nga familja Albright, për ceremoninë e varrimit të ish-sekretares së SHBA, Madeline Albright, e cila ndërroj jetë pak javë më parë.

Ai atje kishte udhëtuar me presidenten Vjosa Osmani.

Për dallim nga presidentja e cila kishte një agjendë më të ngjeshur të takimeve, kryeministri Kurti shumicën e takimeve i pati jo-formale.

Ai takime të shkurta e nga një foto ka arritur ta bëjë me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ish-presidentin e SHBA’së, Bill Clinton, ish-zëvëndëspresidentin, Albert Gore, ish-sekretarët e Shtetit Hillary Rodham Clinton, Condoleezza Rice dhe John Kerry, si dhe ish-kongresistin Eliot Engel.

Por, tamam takim, ulur në zyre, ka zhvilluar vetëm me shoqen e tij, amerikanen Alice James, e cila është themeluese e ‘Kosova Action Network’ (KAN), organizatë kjo nga e cila më pas ka lindur edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Të vetmin takim formal Kurti e ka realizuar me këshilltarin e Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Derek Chollet.

Kurti ka thënë se ka qenë i nderuar nga ftesa e këshilltarit të Departamentit të Shtetit.

“I nderuar nga Ftesa e Chollet në Departamentin e Shtetit, për takimin tonë të parë personal. Presim vazhdimin e bashkëpunimit dypalësh me SHBA për vlerat dhe prioritetet e përbashkëta”, ka shkruar Kurti.

Ky është takimi i parë dhe i fundit i Kurtit me një zyrtar amerikan sa ishte në SHBA.

Exit mobile version