Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ia ka dërguar një letër Lumir Abdixhikut, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kurti e fton Abdixhikun për konsultime para konstitumit të parlamentit.
“Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, me datë 9 prill, në orën 15:00, apo të enjten, me datë 10 prill, në orën 9:00 ose në 14:00”, thuhet ndër tjerash në letrën që Kurti ia ka dërguar Abdixhikut, të cilën e ka siguruar Express.
Nuk dihet nëse të njëjtën letër Kurti ua ka dërguar edhe partive tjera.