Site icon PrishtinaPress

Albin Kurti e tradhton keq Xhavit Drenorin, s’ia kthen as SMS-ët

Krerët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, konkretisht lideri i saj, Albin Kurti ka tradhtuar premtimin për Xhavit Drenorin. Ky i fundit s’është futuar në listën e kandidatëve për deputet të kësaj partie.

“Unë mendova se gjithçka është në rregull.  Unë kam ra total viktim e një lufte Drenas-Prishtinë, dy degëve. I thash se s’do të kandidojë, vetëm do ta ndihmojë Vetëvendosjen. Unë u tërhoqa, i shkrova Albinit, ai më tha fjalë miradie. Unë i kam thënë se du mu kandidu, ai s’më ka kthy përgjigje fare. Problemi më i madh është se Albini më ka lyp. Me 4700 vota kam shkuar në VV me 2017, as faleminderit s’më ka thënë. 2019 më mur por unë ndihem i mashtruar”, është shprehur ai.

Exit mobile version