-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Albin Kurti dhe stafi i tij dalin negativ në testin për coronavirus

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe stafi i tij kanë rezultuar negativ në analizën e bërë për coronavirusin (COVID-19).

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Ai ka thënë se testi është bërë pasi që kryeministri dhe stafi i tij kanë takime të shpeshta me delegacione vendore e ndërkombëtare në funksion të detyrave zyrtare, prandaj edhe u është rekomanduar të bëjnë analizat në kuadër të masave mbrojtëse për parandalimin e shpërndarjes së virusit.

“Kryeministri dhe i gjithë stafi në Zyrën e Kryeministrit (pa përjashtim), si masë kujdesi, janë udhëzuar qe t’iu nenshtrohen analizave. Rezultatet nga analizat kane dal negative per te gjithe. I ftojmë të gjithë të vazhdojnë me respektimin e masave të vendosura nga Qeveria dhe këshillave të profesionisteve”, tha Kryeziu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img