-7.4 C
Pristina
Friday, February 21, 2025

Buy now

spot_img

Albin Kurti dështon ta thyejë rekordin e Vjosa Osmanit, Presidentja mbetet njeriu më i votuar në historinë e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti nuk ka arritur ta thyejë rekordin e presidentes Vjosa Osmani me vota në zgjedhjet e sivjetme.

Sipas 78% e vendvotimeve të numëruara, Kurti ka marrë 222 mijë e 382 vota në këto zgjedhje.

Osmani vazhdon të mbesë personi më i votuar në historinë e Kosovës me 300 mijë e 756 në zgjedhjet e vitit 2021 kur garoi në një listë të përbashkët me Kurtin me një diferencë    prej 78 mijë e 374 vota më shumë sesa që mori Kurti sivjet.

Kurti atëherë nuk mundi të hyjë në listën zgjedhore e partisë së tij për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që u mbajtën më 14 shkurt për shkak se Gjykata Supreme kishte vendosur se çdo kush që është i dënuar në tri vitet e fundit me një vendim gjykate të shkallës së prerë nuk do të mund të konkurronte në zgjedhje.

Albin Kurti ishte dënuar për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015.

Megjithse, numri 1 në listën e Vetëvendosjes pati mbetur i zbrazët, Osmani arriti të grumbullojë votat duke mbajtur numrin 2 në listë.

Osmani dhe Kurti kishin nënshkruar një marrëveshje në janar të vitit 2021 për të garuar në një listë të përbashkët, ndërsa kanë pasë dakordim edhe për postet që Osmani ta drejtojë Presidencën dhe Kurti Kryeministrinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img