-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Albin “Ferri” – dikush i këndon Kurtit, e krahason me heroin që mbrojti territoret shqiptare në Mal të Zi

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, shpesh është bërë “meme” për shkak të deklaratave të tij.

Megjithatë, Kurti jo rrallë herë ka qenë edhe subjekt i këngëve folklorike.

Në çifteli emri i Kurtit është përmendur edhe në një ndejë. Ndonëse nuk dihet saktë ku, pasi vetëm zëri dëgjohet në prapavijë, kënga për Kurtin është shpërndarë në faqen “Me kryeministrin”, që ka 13 mijë ndjekës.

Teksti i këngës së Jakup Ferrit, një hero që mbrojti territoret shqiptare sot në Mal të Zi, është përditësuar, duke e ndërruar emrin e Jakup Ferrit me atë të Kurtit.

“Albin Kurti mor ku je”

Thërrasin populli me piskamë

O tridhjetë sh***** o i ke pre

Me shtatë plagë po rri në kamë” – thotë kënga, ndërsa dikush në prapavijë piskatë “o gjege, gjege”.

Kjo video ka marrë hiç më pak se 2 mijë e 300 pëlqime e mbi 120 komente.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img