Superliga e Kosovës vazhdon sot me ndeshjet e xhiros së 26-të, ku tre duele janë në program për tu zhvilluar.
Padyshim që vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në Gjilan, ku zhvillohet derbi lokal mes Dritës dhe Gjilanit.
Drita në këtë takim vije pas dy fitoreve radhazi dhe kërkon tre pikët për tu ngjitur në pozitën e parë në tabelë ku do të barazohej me Ballkanin.
Ndërkohë Gjilani pas 3 muajve pa fitore, së fundmi ka mposhtur Lirinë duke shtuar gjasat për mbijetesë.
Do të jetë dueli i tretë këtë edicion mes dy rivalëve lokal, ku në dy takimet e para Drita ka shënuar fitore me shifrat 2-0 dhe 0-1.
Sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në Lipjan, me Fushë Kosovën që është nikoqir i Prishtinës.
Vendasit kërkojnë vazhdimësi të rezultateve të mira, ndërkohë Prishtina synon një tjetër tre pikësh për t’iu afruar në tabelë pozitës së katërt.
Duel shumë interesant na pret edhe në stadiumin ’18 qershori’ në Klinë, me Dukagjinin që po kalon nëpër një krizë të rezultateve pret Feronikelin ’74.
Të tre duelet e ditës së sotme në elitën e futbollit kosovar fillojnë nga ora 13:00.