Site icon PrishtinaPress

Albi Mall po zgjerohet, NUK PO SHITET!

Albi Group si njëra ndër kompanitë më të mëdha, më të suksesshme në Kosovë dhe rajon, u themelua në vitin 1990 si biznes familjar dhe vazhdon të mbetet 100% i tillë ku tanimë është përfshirë edhe gjenerata e tretë e familjes Humolli në veprimtaritë e saja.

Albi Group ka mbi 1,000 të punësuar në aktivitetet e saja biznesore: distribuimi i mallrave ushqimore dhe jo-ushqimore, zingjiri i supermarketeve “Albi”, përfaqësimi përmes franshizës i mbi 30 brendeve të njohura të tekstilit me renome ndërkombëtare, me qendrën tregtare më të madhe në Kosovë dhe në mesin e qendrave më të mëdha në rajon, “Albi Mall” ku janë mbi 2,000 të punësuar, në fokus dhe synim ka vetëm rritjen, zhvillimin dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Qendra tregtare më e madhe në Kosovë dhe ndër më të mëdhajat në rajon “Albi Mall” zgjerohet sërish.

Edhe përkundër ndikimit dhe pasojave që vazhdon të ketë për shëndetin dhe ekonominë, pandemia Covid-19, Albi Mall në kuadër të Albi Group i rikthehet zgjerimit.

Zgjerimi i radhës do të kompletohet në vjeshtën e vitit 2022, ku do të përfshihen edhe 50,000m2 sipërfaqe të destinuara për shitje me pakicë dhe aktivitete për rekreacion.

Me këtë zgjerim Albi Mall do të arrijë sipërfaqen në 150,000m2.

Me përfundimin e këtij zgjerimi Albi Mall vazhdon të mbetet adresa e parë e hyrjes së brendeve me renome ndërkombëtare, shumë të kërkuara në tregun e Kosovës.

Andaj sikurse edhe në të kaluarën, brendet e mëdha botërore të tekstilit dhe kinemasë hyjnë në tregun e Kosovës përmes Albi Mall –it, duke ju mundësuar të gjithë qytetarëve dhe konsumatorëve tanë prezencën e gjithë brendeve botërore në një vend, në Albi Mall.

Përmes kësaj shkrese, dëshirojmë të njoftojmë opinionin publik se qarkullimi i disa thashethëmeve se gjoja “Albi Mall” është shitur, janë të pa vërteta dhe për synim kanë dezinformimin e konsumatorëve besnik dhe partnerëve tanë.

Ju sigurojmë se e vërteta dhe risia e vetme sa i përket Albi Mall-it, është rritja, zgjerimi në qytete tjera të Kosovës, zhvillimi dhe prurja e brendeve të reja. Prandaj, Albi Mall është 100% në pronësi të Albi Group, të familjes Humolli.

Ne jemi krenar dhe të lumtur që Albi Mall e ka tejkaluar, madje, edhe synimin dhe misionin e vet. Nuk është më vetëm qendër tregtare, ku shitet dhe blihet. Albi është qendër rekreative ku vijnë familjet për vikend, është stacioni kryesor shoqëror i diasporës tonë gjatë gjithë muajve të verës dhe jo vetëm. Është arteria kryesore e kryeqytetit dhe shtetit tonë. “A shkojmë deri në Albi?”, është kërkesa më e shpeshtë që dëgjohet në Kosovë. Dhe ne jemi të lumtur t’i presim në Albi.

Prandaj, ne nuk po shitemi, ne po rritemi. Përveç zgjerimit të Albi Mall-it në Prishtinë, Albi Group në vjeshtën e vitit 2022 do të hapë edhe një qendër tregtare Albi Mall, në Gjilan me 40,000m2, ku do të jenë prezente brendet më të njohura botërore dhe do të jetë një risi, ofertë, adresë e mirëfilltë për qytetin e Gjilanit dhe rajonin e Anamoravës.

Albi Group përmes aktivitetit të franshizës zgjeron prezencën e vet edhe në tregun e Maqedonisë së veriut. Në Shkup, Albi Group ka hapur 5 dyqane me 1,500m2 ku përfshin konceptin multibrend, XYZ me rreth 15 brende, Armani Exchange, Orsay, Ozdilek, Oliver Weber.

Andaj Albi Group dhe Albi Mall në fokus dhe synim kanë vetëm rritjen, zgjerimin dhe zhvillimin.

Sinqerisht

Familja Humolli

Exit mobile version