9.1 C
Pristina
Monday, March 31, 2025

Buy now

spot_img

Alban Zogaj jep dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Prishtinës

Alban Zogaj ka dorëzuar sot dorëheqjen nga pozita e nënkryetarit të Prishtinës. Kjo pasi që Zogaj do të jetë deputet i ri i LDK-së, transmeton Periskopi.

“Sot kam dorëzuar dorëheqjen time nga pozita e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës – një detyrë që e kam mbajtur me nder, përkushtim dhe dashuri të thellë për qytetin tim.
I jam pafundësisht mirënjohës ekipit me të cilin ndamë çdo sfidë dhe çdo sukses gjatë këtyre tre vjetëve. Bashkë kemi punuar me zemër, për Prishtinën që e duam të gjithë. Faleminderit kryetarit Përparim Rama për besimin dhe bashkëpunimin. Nje falënderim i veçantë për kryetarin Lumir Abdixhiku dhe gjithë ekipin e LDK-së. Faleminderit qytetarëve të Prishtinës që më kanë mbështetur në çdo hap.
Dorëheqja ime vjen si rezultat i zgjedhjes sime si deputet në Kuvendin e Kosovës – një përgjegjësi e madhe që e pranoj me përulësi e përkushtim të plotë. Besimi i qytetarëve është shtysa ime më e madhe për të vazhduar punën në një nivel tjetër, tashti për të gjithë Kosovën.
Prishtina do të mbetet gjithmonë në zemrën time. Kjo nuk është një lamtumirë – është vetëm një kthesë e re në rrugën e shërbimit publik” shkruan Zogaj në njoftim

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img