3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Alban Zogaj flet për autobusët e rinj, ka pasur disa vonesa e pranojmë

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj në një intervistë ekskluzive për Prishtina Press ka sqaruar debatin për autobusët e rinj.

 

Zogaj tregoi se 30 autobus të rinj do ti bashkohen trafikut urban, të cilët 6 prej tyre do të jenë elektrik, shkruan PrishtinaPress.

 

“Gjatë fundit të vitit 2022 po edhe në fillim të vitit 2023 ne kemi nënshkruar një marrëveshje për kredi me bankën evropiane për integrim dhe zhvillim e cila është në vlerë 10 milion euro për blerjën e 30 autobusëve të rinj të trafikut urban”

“6 prej tyre do të jenë elektrik kurse 24 do të jenë diesel të nivelit dhe të standartit më të fundit evropian”

Ai tha se gjatë vitit të kaluar ka pasur disa vonesa dhe se e pranojmë por shpresoj që në këtë pranverë të shpallim tenderin me besim të plotë që në fund të këtij viti t’i kemi autobusët e rinj në qytetin e Prishtinës.

.

Gjithashtu nënkryetari tha se me ardhjen e tyre do të zbutet edhe problemi i trafikut në Prishtinë.

“Normalisht se me ardhjen e tyre do të zbutet problemi dhe do të bëhet më efikas trafiku urban, sidomos sistemi i autobusëve në Prishtinë.”

 

Nënkryetari Zogaj potencoi se poashtu po përpiqen që qytetarët të mos vërejn shumë dallimin në mes autobusëve të trafikut urban dhe atyre të linjave private.
.
“Do të perpiqemi që qytetarët kur të shfrytëzojn autobusët, nuk do t’a vërejn dallimin në mes trafikut urban dhe linjave private tjera.”/PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img