4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Alban Skënderaj flet për vështirësitë e fillimeve të tij

Ai është njëri prej këngëtarëve më të dashur për publikun e njëherësh shumë i suksesshëm me hite të shumta.

Bëhet fjalë për artistin nga Shqipëria, Alban Skënderaj, i cili tashmë ka mbi 15 vite karrierë.

I njëjti së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Më lër të flas”, ku ka folur për shumë gjëra si dhe për fillimet e tij në muzikë.

Krijuesi i hitit “Unë dhe ti” thotë se në fillim ka pasur probleme të mëdha me pagesat, por që me kalimin e viteve kanë ndryshuar gjërat.

“Ka pasur probleme me pagesat. Sot kanë ndryshuar gjërat. Kemi menaxherë, kontrata, ajo kjo. Por si ka qenë në vitet 2000 nuk është thënë ndonjëherë se kishte shumë gallatë të tipit që ikte ai organizatori ne ishim 15 këngëtarë që e ndiqnim nga mbrapa. Ishin histori, shko ku e di gjë, prit nëpër aeroporte. Ishin vitet e para. Tani janë 18 vite karrierë”, u shpreh ai.

“Unë përderisa jam akoma pjesë e estradës, është një sukses dhe unë jam patjetër falënderues ndaj publikut dhe krenar për veten. Ajo që dua të them është se nëse ti nuk ke disa parime të forta që janë shtyllë, nëse ti nuk e lidh karrierën tënde me punën dhe jetën është shumë e vështirë që të jetë afatgjate”, vazhdoi më tej Skënderaj./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img