Home Uncategorized Alban Muçiqi, pas 10 viteve qëndrim largohet nga FC Prishtina?!

Alban Muçiqi, pas 10 viteve qëndrim largohet nga FC Prishtina?!

Portieri Alban Muçiqi ka 10 vite që mbron ngjyrat a klubit më të madh në Kosovë, FC Prishtina ku ka fituar gjithçka që mund të fitohet me një klub. Por burime të Prishtinapress-it marrin vesh se Muçiqi shumë shpejt pritet ta braktisë klubit bardh e kaltër.

“Nuk ka asgjë zyrtare por Albani është në kontakt me një klub i cili është i interesuar për shërbimet e tij”, i ka thënë ky burim portalit Prishtinapress.eu .

Ai ka thënë se nuk bëhet fjalë për ndonjë klub në Kosovë pasi ai nuk do ta linte Prishtinën me asnjë çmim dhe për asgjë.

“Jo jo, Albani është i mishëruar me Prishtinën dhe nuk ka çmim për të cilin e kishte larguar në ndonjë klub tjetër në Kosovë por është në bisedime intensive me një klub jashtë Kosovës”.

Prishtinapress.eu merr vesh se klubi i cili po e kërkon portierin e FC Prishtina, garon në kategorinë e parë të Ligës së këtij vendi por që ende nuk është bërë e ditur se cili është ky vend por me të marr vesh Prishtinapress do të i’u mbaj të informuar.

Ndryshe Albani është djali i dytë i këngëtarit të njohur, Afrim Muçiqi i cili njëherit është edhe nënkryetar i FC Prishtina, pasi djali i madh i Afrimit, Albioni tanimë është mjaft i njohur si këngëtar i cili po ndjek hapat e babait./Prishtinapress.eu

 

Exit mobile version