Portieri Alban Muçiqi ka 10 vite që mbron ngjyrat a klubit më të madh në Kosovë, FC Prishtina ku ka fituar gjithçka që mund të fitohet me një klub. Por burime të Prishtinapress-it marrin vesh se Muçiqi shumë shpejt pritet ta braktisë klubit bardh e kaltër.
“Nuk ka asgjë zyrtare por Albani është në kontakt me një klub i cili është i interesuar për shërbimet e tij”, i ka thënë ky burim portalit Prishtinapress.eu .
Ai ka thënë se nuk bëhet fjalë për ndonjë klub në Kosovë pasi ai nuk do ta linte Prishtinën me asnjë çmim dhe për asgjë.
“Jo jo, Albani është i mishëruar me Prishtinën dhe nuk ka çmim për të cilin e kishte larguar në ndonjë klub tjetër në Kosovë por është në bisedime intensive me një klub jashtë Kosovës”.
Prishtinapress.eu merr vesh se klubi i cili po e kërkon portierin e FC Prishtina, garon në kategorinë e parë të Ligës së këtij vendi por që ende nuk është bërë e ditur se cili është ky vend por me të marr vesh Prishtinapress do të i’u mbaj të informuar.
Ndryshe Albani është djali i dytë i këngëtarit të njohur, Afrim Muçiqi i cili njëherit është edhe nënkryetar i FC Prishtina, pasi djali i madh i Afrimit, Albioni tanimë është mjaft i njohur si këngëtar i cili po ndjek hapat e babait./Prishtinapress.eu