1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Alarmon Presidenca: Edhe tri vetura të djegura në Leposaviq

Shefi i Stafit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela ka njoftuar se edhe tri makina të tjera me targa të Republikës së Kosovës janë djegur në Leposaviq.

Ai thotë se strukturat ilegale të Serbisë të diskredituara dhe me mbështetjen e pakësuar nga serbët e Kosovës tashmë po përdorin taktika kriminale dhe terrorizuese.

“Sundimi i ligjit do të mbizotërojë dhe çdo fajtor do të sillet para drejtësisë. Regjimi piromaniak i Vuçiqit do të dështojë”, ka shkruar Vela.

Përveç këtyre tri veturave, në veri të vendit janë djegur edhe pesë të tjera në interval kohor prej dy ditësh. Për gjithë situatën ka pasur dje reagime të ashpëra nga ndërkombëtarët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img