Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Analena Bearbock, tha se Evropa duhet të jetë syhapur dhe e vëmendshme, për shkak të përpjekjeve të Rusisë për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor.
Bearbock u tha gazetarëve në Berlin se lëvizje të ngjashme i paraprinë pushtimit rus të Ukrainës, pavarësisht mohimeve të Moskës se nuk po përgatitej për sulm, raportoi Zëri i Amerikës.
Mbështetja e ngjashme e Rusisë për lëvizjet separatiste në Bosnje, për shembull, mund të kërcënojë integritetin dhe sovranitetin e Ballkanit Perëndimor, tha Bearbock.
Ajo shtoi më tutje se Bashkimi Evropian dhe partnerët e tij do të bëjnë gjithçka që munden për të ndihmuar vendet me një numër të madh refugjatësh ukrainas, veçanërisht Moldavinë, e cila pranoi numrin më të madh të refugjatëve.
Gjermania ka organizuar të premten fluturimin e parë të drejtpërdrejtë për sjelljen e refugjatëve nga Moldavia në Frankfurt dhe do të ketë edhe më shumë fluturime të tilla në të ardhmën, qartësoi Bearbock.