Site icon PrishtinaPress

Alarmon mikrobiologu Raka: Koronavirusi ka shumë pak gjasa të zhduket!

Koronavirusi po vazhdon të përhapet me shpejtësi në gjithë botën.

Mikrobiologu kosovar, Lul Raka, ka deklaruar se pandemia e coronavirusit ka shumë pak gjasa të zhduket sikurse në rastin e sëmundjes SARS, e cila ishte përhapur gjatë vitit 2002-2003.

Ai u shpreh se tashmë sëmundja e COVID-19 ka pësuar shtrirje globale, derisa përmendi edhe rritjet e fundit të rasteve në botë.

“SARSI kishte vetëm 8,000 raste në botë. U tërhoq pas një periudhe të shkurtër duke shkaktuar vdekjen e 10 për qind të të prekurve. Por, shumë vështirë është të zhduket SARS-CoV-2 sikur SARS, sepse tashmë kemi shtrirje globale dhe vetëm brenda një dite patëm rekord të personave të infektuar me 350,000 raste”, u shpreh mikrobiologu për Telegrafin.

Ai mes tjerash u shpreh se njerëzit duhet të mësojnë të jetojnë me virusin si dhe të

Exit mobile version