Kryeministri Kurti gjatë fjalimit në akademinë përkujtimore për Epopenë e UÇK-së, tha se, luftërat nuk i takojnë veç të kaluarës, dhe ato janë rikthyer në këtë shekull në kontinentin evropian.
Ai foli për investimet që ka bërë shteti për ushtrinë.
“Në kohën kur shtetet e kontinentit tonë, po investojmë më shumë në pajisje dhe përgatitje ushtarake, edhe ne në Kosovë, që luftën e përjetuam, e mbijetuam në të shkuarën e afërt dhe që rrezikun e një agresioni të hapur ushtarak e kemi jo larg kufijve tanë, po punojmë për pajisjen e FSK-së me armatim modern dhe stërvitjen e saj, sipas artit bashkëkohor ushtarak. Në 4 vitet e fundit e kemi përmbushur kërkesën e NATO-s për dedikimin e së paku 2 për qind të bruto produktit vendor për mbrojtjen. Kemi investuar 319 milion euro për armatim bashkëkohor siç janë dronët “Bayraktar”, sistemet antitank “Javelin”, tregoi tutje ai.