Site icon PrishtinaPress

Alarmon Haxhiu: Vaksinat e ardhura nga Norvegjia së shpejti u skadon afati

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se një pjesë prej mbi 180 mijë vaksinave të AstraZenecas që Norvegjia ia ka dhuruar Kosovës, i skadon afati për vetëm shtatë ditë.

Ai ka thënë se ky është një mashtrim i radhës i Qeverisë Kurti. Haxhiu ka thënë se vaksinat e AstraZenecas, Norvegjia i ka larguar nga përdorimi.

“Ndihma e trumbetuar nga Norvegjia në bashkëpunim me Lajçakun për furnizim me vaksina për Qeverinë Kurti 2 është mashtrimi i radhës. Vaksinat AstraZeneca që Norvegjia i ka larguar nga përdorimi muaj më parë tani ia kanë ofruar si ndihmë Kosovës, por që fatkeqësisht një pjese nga ky donacion u skadon afati i përdorimit vetëm edhe 7 ditë!!! Kur Norvegjia muaj më parë largoi nga përdorimi vaksinat AstraZeneca në depo kishte 180,600 doza. Prej këtyre vaksinave 52,800 doza afatin e skadimit e kanë me datë 30 qershor 2021, ndërsa pjesa tjetër e këtyre vaksinave që Norvegjia e ka larguar nga përdorimi, afatin e skadimit e kanë me 30 korrik 2021. Kështu ndodhe kur Qeveria e Kosovës dështon të sigurojë vaksina vetë dhe të tjerët ia dhurojnë pjesën e vaksinave të cilave u skadon afati i përdorimit edhe 7 ditë. Edhe për këtë donacion kërkojmë qasje në dokumente për ta dëshmuar vërtetësinë e këtij veprimi skandaloz të kësaj qeverie”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Exit mobile version