Në tri klinika të QKUK-së nuk ka më vend për pacientë me COVID-19.
Kështu bëri të ditur drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, në një lidhje direkte në Rtv Dukagjin, i cili tha se tani në Klinikën janë duke u trajtuar mbi 90 pacientë, ndërsa 40 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Pesë prej tyre janë në gjendje kritike.
Ndërsa, sot Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga nesër Të gjithë pacientët me coronaviurs do të trajtohen në intensivën e improvizuar në objektin e Mjekësisë Sportive në QKUK.
Kjo ka ndodhur pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Kosovë.
Kosova dje ka shënuar edhe 47 raste të reja me coronavirus, duke e çuar në 2 mijë e 216 numrin total të të infektuarve në vend.