-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Alarmohet Vuçiq: Dronët “Bajraktar” të Kosovës po na vëzhgojnë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se Forcat e Armatosura të Serbisë kanë vërejtur veprimet e avionëve dhe dronëve me dhe pa pilot, me qëllim vëzhgimi të pozicionit të ushtrisë serbe.

Ai thotë se dronët “Bajraktar” të Kosovës janë ngritur nga drejtimi i Gjakovës më 5 dhe 20 qershor në lartësi prej 5800 metra me synimin për të vëzhguar pozicionin e ushtrisë serbe.

Vuçiq pret nga NATO që të kontribuojë në “stabilizimin e situatës në Kosovë”, transmeton Paparaci.

“Gjithashtu, avionët suedezo-gjermanë kanë bërë fotografi, jo nga territori nën kontrollin e ushtrisë serbe, por nga territore të tjera që nuk janë nën kontrollin e Serbisë, por bëjnë fotografi shumë të sakta për shkak të pranisë së forcave të sigurisë dhe ushtarake në territorin e Serbisë qendrore”, tha Vuçiq.

Vuçiq tha se kanë shumë sfida derisa thekson se “në rajon janë mbledhur forca të mëdha”.

Dronët e famshëm “Bajraktar” i janë shtuar arsenalit të Forcës së Sigurisë së Kosovës para një viti dhe disa oficerë të ushtrisë tashmë e kanë kryer trajnimin për përdorimin e tyre.

Dronët “Bajraktar TB2” bëjnë pjesë tek kategoria e dronëve më të mëdhenj.

Ata hyjnë në mesin e armëve që kanë qëndrueshmëri të gjatë në lartësi të mesme (MALE), me rekord fluturimi deri në 27 orë e 3 minuta dhe përveç sulmeve të armatosura kanë për funksione kryesore misionet e inteligjencës, vëzhgimin dhe zbulimin./Paparaci

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img