1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Alarmohet Organizata Botërore e Shëndetësisë, virusi misterioz “shfaqet” në Kinë – 30 persona të sëmurë gjenden në karantinë

Të paktën 30 persona gjenden në karantinë, pasi është zbuluar se ata vuajnë nga një “virus misterioz me simptoma të gripit por me origjinë të panjohur”, duke shkaktuar kështu frikë tek popullata për një epidemi të njohur si SARSA (sindromë e rëndë akute e frymëmarrjes).

Një ekip ekspertësh nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit ka shkuar në Wuhan, që ndodhet në provincën Hubei në pjesën qendrore të Kinës, kurse autoritetet shëndetësore të qytetit kanë shpallur gjendje urgjence, duke pretenduar se spitalet e qytetit po shërojnë “pacientë me pneumoni të pashpjegueshme”.

“Nga 30 personat e prekur nga virusi, 7 janë në gjendje kritike, kurse të tjerët janë stabilizuar”, thuhet në njoftimin e Komisionit Kombëtar të Shëndetit. Gjithashtu është bërë e ditur se shumica e pacientëve kanë nga një tezgë në tregun lokal “Juan Seafood”, që aktualisht po qëndron i mbyllur derisa të përfundojnë hetimet.

Shumë zyrtarë shëndetësorë në Wuhan thonë se shkaku i shpërthimit të virusit është i panjohur, dhe se nuk po mund të konstatohet nëse bëhet fjalë për virusin SARS siç po spekulohet në internet.

Autoritetet në Hong Kong, kanë forcuar kontrollet në kufij dhe po përgatisin spitalet lokale, derisa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), thotë se po monitoron nga afër situatën.

“Hetimet janë duke vazhduar, kështu që autoritetet nuk mund të konfirmojnë se cili patogjen po shkakton sëmundjen. Ka shumë shkaqe të mundshme të virusit të pneumonisë dhe shumë janë më të zakonshëm sesa sindromi i rëndë akut i frymëmarrjes. OBSH është duke vëzhguar nga afër ngjarjet dhe do të jep më shumë detaje pasi vijnë deri te ato”, ka bërë të ditur Page Snider.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img