1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Alarmohet bota: Ja kur do nis Lufta e III Botërore

Horacio Villegas e përshkruan veten e tij si “i dërguari i Zotit”. Ai është një mistik i vetëshpallur i cili parashikoi se Trump do të zgjedhej president dhe tani pretendon se e ka një datë për Luftën e Tretë Botërore.

Duke folur për Trump në vitin 2015, Horacio kishte shkruar se ai do të zgjedhej president dhe do të bëhej “mbreti i illuminatit” para se ta fusë botën “në një luftë të tretë botërore”.

Por ai është edhe më specifik se kaq, thuhet sipas Daily Star. Ai thuhet se parashikoi edhe sulmin e Trump në Siri para se të ndodhte javën e kaluar, ku 60 raketa Tomahavk u lëshuan kundër regjimit të Asadit.

Ai shtoi se ky sulm do ta fuste Rusinë, Korenë e Veriut dhe Kinën në një konflikt. Por kur do të nisë lufta botërore? Ai thotë se data është 13 maj – në përvjetorin e 100-të të vizitës së Virgjëreshës Mari, nënës së Jezusit, në Fatima, Portugali.

Pretendohet se Virgjëresha Mari vizitoi Fatiman, në gjashtë raste të ndryshme. Rasti i fundit ishte më 13 tetor, 1917 kur ajo njoftoi se “lufta do të përfundojë dhe ushtarët së shpejti do të kthehen në shtëpitë e tyre”.

Horacia, që ka përdorur profetë të ndryshëm, filozofë dhe referenca nga bibla në studimet e tij, mendon se 100 vjetori i paraqitjes së fundit të Virgjëreshës Mari shënon fillimin e luftës botërore.

Ai shpjegoi: “Mesazhi kryesor që njerëzit duhet ta dinë në mënyrë që të jenë të përgatitur është se mes 13 majit dhe 13 tetorit 2017, do të ndodh luftë me një shkatërrim të madh, tronditje dhe vdekje”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img