Site icon PrishtinaPress

‘Alarmohet’ Beogradi: Kosova po bëhet së shpejti me ushtri!

Republika e Kosovës shumë shpejt do të themelojë ushtrinë e saj, duke transformuar FSK-në në FAK. 

Ky fakt është konfirmuar edhe nga MFSK-ja e cila ia ka dërguar Qeverisë draft-ligjin për transformim.

Projektligji në fjalë, që hap dyert për këtë çështje, është dërguar në Qeveri më 8 maj. Mirëpo, kjo gjë duket si nuk po i pëlqen Serbisë.

Mediet beogradase kanë alarmuar se Kosova shumë shpejtë pritet të bëhet edhe “de jure” me ushtrinë e saj, transmeton Indeksonline

“Tzv. država Kosovo sve bliže formiranju vojske?”, është titulli i të përditshmes “Novosti”.  (I ashtuquajturi shteti i Kosovës është shumë afër formimimit të ushtrisë).

Ndryshe, shefi i ekzekutivit, Ramush Haradinaj kishte deklaruar se  FSK-ja, e cila me shumë mund e sakrifica po krijon një imazh të ri të Kosovës, me mbështetjen e aleatëve tanë strategjik, shumë shpejt do të marr besimin kushtetues si Ushtri e Kosovës dhe si anëtare e NATO-s.

“Fytyra e ushtarit është e përjetshme dhe na ngjanë gjithmonë në fytyrat e heronjve tanë që jetën ia dedikuan atdheut. Kjo tokë ka njohur ushtar e ushtri të rrepta e guximtare, që nga radhët e dardanëve e deri te Ushtria e Çlirimtare e Kosovës, ushtria e komandantit legjendar Adem Jashari. Ju, që po krijoni një imazh të ri të Kosovës me shumë mund e shumë sakrifica me mbështetjen e aleatëve tanë strategjik, së shpejti do të merrni edhe besimin kushtetues si Ushtri e Kosovës dhe si anëtare e NATO-s”,  kishte thënë Haradinaj.

Exit mobile version