Tri raketa kanë rënë brenda Zonës së Gjelbër të Bagdadit të martën në mëngjes, afër Ambasadës amerikane.
Një reporter i BBC-së thotë se alarmet po jehinin në kompleksin e Ambasadës amerikane dhe folësit po u thonin atyre që ishin brenda që të strehoheshin.
Policia e Irakut i tha Reutersit se tri raketa Katyusha(Kaçusha) ranë brenda Zonës së Gjelbër, e cila strehon ndërtesa qeveritare dhe misione të huaja. Raketat u lëshuan nga rrethi Zafaraniyah jashtë Bagdadit, thanë burimet, duke shtuar se dy raketa ranë pranë Ambasadës amerikane.
Pasditen e 8 janarit, dy raketa u lansuan në Zonën e Gjelbër, disa orë pasi Irani nisi më shumë se një duzinë raketash në dy baza ushtarake irakiane që strehonin trupat amerikane.
“Rocket attack alarms sounding off multiple times on the #US #Baghdad Embassy Complex and Union III. Heard the booms myself on Union III. Speakers telling all to take shelter immediately.” pic.twitter.com/F1lpbWm9RE
— Nafiseh Kohnavard (@nafisehkBBC) January 20, 2020