1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Alarmi për tenderët e negociuar, KRPP-ja me qasje të re në monitorim

Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP) ka miratuar një metodë të re për monitorimin e tenderëve, në fokus të së cilit do të jenë procedurat tenderuese me vlera më të larta dhe me procedurë të negociuar.

KRPP-ja ka njoftuar se metodologjia e re e monitorimit të tenderëve do të rrisë ndjeshëm efikasitetin dhe efektivitetin në kryerjen e rishikimeve të rasteve.

“Nga sot, Departamenti i Monitorimit do të përdorë një qasje të përzgjedhjes së bazuar në rrezik për t’i dhënë përparësi përpjekjeve tona monitoruese duke u fokusuar në rastet që paraqesin rreziqet më të larta potenciale. Tradicionalisht, procesi ynë i monitorimit është bazuar në rishikimin e një numri të madh të rasteve, e cila shpesh ka rezultuar në monitorim më pak efikas në munges edhe të kapaciteteve njerëzore”, thuhet në njoftim.

Duke miratuar një metodologji përzgjedhjeje të bazuar në rrezik, KRPP do të jetë në gjendje të përqendrojë aktivitetet e monitorimit drejt rasteve që kanë më shumë gjasa të kenë çështje problematike rreth pajtueshmërisë me legjislacionin në fuqi, ose ndikime më të mëdha negative në sistemin e prokurimit publik.

“Metodologjia e re përfshin vlerësimin e faktorëve të ndryshëm të rrezikut të lidhur me secilin rast dhe caktimin e një vlerësimi rreziku bazuar në gjasat e shkeljeve të mundshme me pajtueshmërinë. Këta faktorë rreziku mund të përfshijnë, por nuk kufizohen në: kompleksitetin e çështjes, të dhënat paraprake të pajtueshmërisë, kërkesat me rregullativën ligjore dhe indikator tjerë relevant për prokurimin publik”, vazhdon njoftimi.

Sipas metodologjise së re, prioritet do të kenë: Monitorimi i Procedurave të Negociuara (jo gjithmonë edhe punët shtesë); procedurat me vlerat të mëdha dhe të mesme.

“Pra, rastet me rezultate  potenciale më të larta rreziku do të kenë prioritet për monitorim, duke na lejuar të punojmë në mënyrë më efikase dhe efektive me burimet njerëzore që KRPP ka në dispozicion. Kjo qasje e bazuar në rrezik do të na mundësojë të identifikojmë dhe adresojmë çështjet e pajtueshmërisë në mënyrë proaktive, duke reduktuar gjasat e incidenteve të mospërputhshmërisë dhe rreziqeve të lidhura me to. Për më tepër, kjo metodologji do të na lejojë të optimizojmë përpjekjet tona të monitorimit duke u përqëndruar në zonat që janë më të cenueshme ose të prirura ndaj sfidave/rreziqeve”, thuhet në njoftim.

Kjo reformë në monitorimin e prokurimit publik është realizuar me mbështetje nga aktiviteti i USAID-it.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img