Alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës ka rezultuar të jetë i rremë.
Këtë e ka konfirmuar në një prononcim për lajmi.net, zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara.
Ajo ka bërë me dije se Aeroporti më pas është hapur për fluturime dhe të gjitha do të procesohen si zakonisht.
“Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rremë. ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht”, ka thënë Gara.